COVID-19/23 të vdekur dhe 365 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut vijon numri i lartë i vdekshmërisë nga COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 23 veta.

Ndërsa janë regjistruar 365 raste të reja nga 4.015 teste të kryera. Më shumë raste të reja ka në Shkup-183, Ohër-24 dhe Shtip 20.

Ndërsa shifra pozitive ka pasur rreth shërimit të pacientëve, edhe ate 551 gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 186.914, numri i pacientëve të shëruar është 167.402, numri i të vdekurve është 6.460, ndërsa numri i rasteve aktive është 13.052.(INA)