COVID-19 godet turizmin në Shqipëri, 1.7 miliardë euro humbje

0

Pandemia Covid-19 ka dëmtuar në masë të madhe industrinë e turizmit në Shqipëri, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme.

Kryetari i shoqatës së tur-operatorëve të Shqipërisë, Besnik Vathi ka parashikuar 1.7 miliardë euro më pak të ardhura për shkak të pandemisë.

Sipas Vathit ajo që e bën situatën më të pasigurt është mungesa e një date të saktë për përfundimin e kësaj gjendjeje paralizuese, përcjell albinfo.ch.

Nga të dhënat e qershorit, është faktuar se prurjet nga turizmi kanë qenë rreth 70% më pak se vitin e mëparshëm.

Nëse rrethanat vijojnë të jenë të tilla kryetari i shoqatës së tour-operatorëve parashikon mbyllje të bizneseve si dhe largim të shumë personave nga puna.