COVID-19/ Kreu i Bashkisë së Tiranës i infektuar, ja mesazhi i tij…

0

Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dalë pozitv në testin për koronavirus.

Njoftimin për këtë ai e ka thënë në një postim në faqen e tij ne facebok ku shkruan se “askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj”!

Ja postimi i plotë:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ?????????? mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! ??????????