COVID-19 në Kosovë, asnjë humbje jete, 31 raste të reja

“Nga 2.332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 150 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.598. Në total numri i rasteve aktive është 924”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.