COVID-19 në Maqedoni, 17 raste të reja dhe një i vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 17 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Bie në sy se 9 nga 17 rastet janë në Tetovë, kurse 6 të tjera në Shkup.

Pas 10 ditësh është regjistruar edhe një viktimë në Shkup ndërkohë.

Varianti Delta ka hyrë në Maqedoninë e Veriut teksa vijon procesi i vaksinimit masiv në popullsi.