COVID-19 në Maqedoni, dhjetë viktima dhe 333 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 2.529 teste të kryera janë regjistruar 333 raste të reja me virus.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 268 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me virus e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 107.163 raste, prej të cilëve 94.729 janë shëruar, kurse 3.195 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.239 raste aktive.