COVID-19 në Maqedoni, ja sa raste gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 521 raste të reja Covid-19, nga 1.231 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 485 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, një 78-vjeçar nga Shkupi dhe një 48-vjeçar nga Struga, që të dy kanë ndërruar jetë me diagnozë Covid-19, në kushte spitalore. Sipas regjistrit “Termini im” është regjistruar edhe një pacient i vdekur me diagnozë Covid-19, bëhet fjalë për njl 74-vjear nga Kërçova, që ka ndërruar jetë në kushte spitalore, e që është raportuar si i vdekur me datë 05.08.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.560, numri i të shëruarve është 323.536, numri i të vdekurve është 9.429 dhe numri i rasteve aktive është 3.595.