COVID-19 në Maqedoni, shifrat e 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 62 raste të reja të infektimeve me COVID-19 nga 572 testime të kryera. Ky
numër i vogël i testimeve është bërë për shkak të festave, përcjell INA.

Sipas vendbanimeve, Shkupi prinë me 32, Prilep – 7, Shtipi – 7, Kumanova – 5, Strumicë – 4, Kavadarc – 3, Velesi – 1, Koçan – 1, Kërçovë – 1, Vinica – 1.

Gjatë 24 orëve të fundit sërish ka pasur numër të lartë të personave që kanë ndërruar jetë edhe ate 25: 10 nga Shkupi, nga 2 nga Tetova, Kavadarci dhe Strumica si dhe nga 1 nga Kumanova, Prilepi, Manastiri, Velesi, Ohri, Shtipi, Koçani, Probishtipi dhe Demir Hisari.
Sipas Institutit të shëndetit publik janë shëruar 398 pacientë, 161 prej të cilëve janë nga Shkupi, 48 nga Kumanova, 42 nga Manastiri si dhe më pak numra nga komunat e tjera.

Deri tani në vend janë bërë 725.240 testime. Numri i të prekurve deri tani ka arritur në 152.747, të shëruar 133.871, të ndjerë 4961 si dhe raste aktive 13.915. Raste aktive janë 6373 në Shkup, 990 në Kumanovë, Prilepi 626, Tetova 531, Manastiri 867, Velesi 474, Strumica 470, etj. (INA)