Covid, Greqia mbyll pikat doganore gjatë natës

0

Përkeqësimi i situatës me koronavirusin ka bërë që Greqia të forcojë masat për hyrjet në territorin e saj.

Kështu pala greke ka vendosur që prej ditës së mërkurë e në vazhdim, dogana e Kakavijës të jetë e mbyllur për të gjithë kalimtarët, duke filluar nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit të ditës së nesërme.

Kjo për t’i dhënë mundësi autoriteteve shëndetësore që të bëjnë një testim më rigoroz të të gjithë qytetarëve që do të hyjnë në territorin grek gjatë ditës.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Kardalias, i cili po ashtu njoftoi se duke filluar nga data 16 Gusht dhe në vazhdim, kushdo që kthehet nga Shqipëria do të karantinohet për 7 ditë.

Greqia, ashtu si gjithë vendet e tjera ballkanike, ka shënuar ditët e fundit një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus.