CR7 prezantohet te Al Nassr

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/01/2023

Kristiano Ronaldo u prezantua ne klubin saudit, i pritur nga mijëra tifozë. Ylli portugez tregoi se përse pranoi ofertën nga klbui saudit. Mes brohoritjeve, Cristiano Ronaldo u prezantua si futbollsiti i ri i Al Nasr. Përveç drejtuesve të klubit saudit dhe figurave të tjera të shtetit, në stadiumin “Mrsool Park” ishin rreth 25 mijë persona për ta pritur yllin portugez.

Secili prej tyre kishte paguar një biletë me vlerë 4 euro për të qenë i pranishëm në ceremoninë e prezantimit. Të ardhurat e grumbulluara, do të jepen për bamirësi. Në konferencën për shtyp, 37 vjeçari tregoi se përse kishte pranuar ofertën e AL Nasr, pavarësisht interesimit nga shumë klube.

“Jam mirënjohës që Al Nassr më dha këtë mundësi, jo vetëm për futbollin, por edhe për brezin e ri dhe brezin e femrave. Për mua kjo është një sfidë, unë ndihem i lumtur dhe krenar”.

Ai takoi edhe shokët e rinj të skuadrës. Më herët ylli portugez lajmëroi se kishte përfunduar vizitat mjekësore te klubi i ri i Al-Nassr. Ylli portugez e konfirmoi këtë duke postuar një foto në Instagram.

Fotoja tregon Kristiano Rohaldon të lidhur me aparaturat, duke buzëqeshur.

Sulmuesi 37 vjeçar u shpall zyrtarisht si blerja e re e klubit saudit të Al Nasr në mbrëmjen e së premtes.

Fitimet e tij do të jenë të jashtëzakonshme, me portugezin që do të përfitojë 198 mln euro në një sezon deri në vitin 2025. Ai bëhet kështu futbollisti më i paguar në botë. Ronaldo mbërriti në Arabinë Saudite në mbrëmjen e së hënës, bashkë me familjen e tij.

Ai u prit nga dy fansa të vegjël, të cilët i dhuruan një tufë me lule. Edhe fëmijë të tjerë ishin në aeroport pë ta pritur, duke mbajtur veshur fanellën me numrin 7. Portugezi mund të debutojë me Al Nasr në sfidën e së enjtes, që klubi i tij i ri do ta luajë në shtëpi kundër Al Tae. Trajneri Rudi Garsia duhet të vendosë nëse do ta aktivizojë 37 vjeçarin, i cili nuk është aktivizuar në javët e fundit.

TË FUNDIT

Hetimet vazhdojnë!

Familjarët e Eglit: Sikur të gjithë të ikni dhe…

Mickoski mesazh BDI-së: Për veshë do ju tërheqim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni

Ademi: Në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë nuk i ka dhënë licencë diskotekës, VMRO po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë

Toshkovski: Mjetet piroteknike i solli grupi DNK, koncerti u mbajt në të zezë

Ish-Ministri Bekteshi ende në stacion policor në Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË