“CR7 theu protokollin mjekësor, ndodhet nën hetim”, rikthehen polemikat

0

Vincenzo Spadafora i është rikthyer sërish polemikave me Cristiano Ronaldon. Ministri i Sporteve në Itali, në një prononcim për “Che tempo che fa” në Rai Tre, konfirmon se ylli portugez i Juventusit, i cili po lufton për t’u shëruar nga koronavirusi, ka thyer protokollin mjekësor.

“Tani për tani nuk ekziston qëllimi për të ndërprerë kampionatin, por në Serie A ekziston një protokll që nuk është respektuar. Cristiano Ronaldo? Ai nuk e ka respektuar protokollin kur u nis në grumbullimin me kombëtaren e Portugalisë.

Prokuroria Federale ka hapur një hetim në lidhje me këtë çështje, ata po punojnë për të provuar fajësinë e futbollistit“, deklaroi minsitri Spadafora. /abcnews.al