Cristian Romero pritet të transferohet në Tottenham

Cristiano Romero pritet të transferohet në Tottenham.
Sipas Sky Sport Italia, pritet vetëm zyrtarizimi nga dy klubet.
Tottenham thuhet se do të paguajë 55 milionë euro, duke përfshirë edhe bonueset për siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit argjentinas, i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Romero po shtynte të bashkohej me Tottenham dhe të hënën thuhet se edhe i tha trajnerit të Atalantas, Gian Piero Gasperinit se donte të largohej.
Romero pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Tottenham.
Argjentinasi u emërua mbrojtësi më i mirë i Serie A në sezonin 2020-21.