Cristiano e përcjell jashtë fushe, Cavani e përcjell në shtëpi

0

Edison Cavani shënoi dy golat e fitores 2-1 të Uruguajit ndaj Portugalisë mbrëmjen e së shtunës.

Por, nuk ishte e thënë që sulmuesi i PSG ta mbyllte ditën i lumtur, pasi në minutën e 74 të ndeshjes doli nga fusha e lojës i dëmtuar.

Në momentin që po dilte duke çaluar, Cristiano iu afrua menjëherë dhe e ndihmoi që të largohej nga fusha.

Edhe pse ndeshja ishte më e tensionuar se kurrë, të dy futbollistët treguan se nuk e kishin harruar sportivitetin.