“Çrrënjosja e korrupsionit”, Qeveria: Mosbesimi i qytetarëve çon në formimin e një trupi të posaçëm

Picture of ina-online
ina-online

28/08/2024

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sqarohet në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të formojë trup të veçantë dhe linjë në të cilën qytetarët do të mund ta paraqesin korrupsionin apo sjelljet devijuese nëpër institucione, me qëllim që, siç tha ai, të ndryshojë perceptimi i qytetarëve se jetojnë në një shtet kriminal. Nga Qeveria për Alsat theksojnë se arsyeja e formimit të këtij trupi është, mungesa e besimit në Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit, Prokurori dhe Polici.

“Ky ekip dhe linja e hapur janë vetëm edhe një vegël për luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit, lehtësues dhe afër qytetarëve. I numëroni, Antikorrupsionin, Prokurorinë, Policinë, por duke e ditur besueshmërinë dhe mosbesimin në sistem, vlerësojmë se një linjë dhe ekip i tillë janë në dobi madje edhe për vetë institucionet e numëruara, deri te cilat në mënyrë përkatëse do të dërgohen paraqitjet”, thonë nga Qeveria.

Ende nuk dihet se kush do të jetë pjesë e këtij ekipi dhe çfarë kompetenca ligjore do të ketë. Në ndërkohë, ekspertët për Alsat, theksuan se një ekip i tillë është i panevojshëm në rrethana kur, veç tjerash në fuqi është Ligji për Mbrojtjen e Denoncuesve i cili përcakton procedurën e paraqitjes së sjelljeve të paligjshme nëpër institucione dhe mbron denoncuesit.

“E them me kompetencë, se ligji për denoncuesit e rregullon në mënyrë taksative këtë çështje dhe çdo institucion duhet të ketë person që do t’i pranojë denoncimet dhe paraqitësit e dukurive devijante kanë mundësi, po që se nuk ndjehen të sigurt në paraqitjen brenda përbrenda institucionit, ta bëjnë paraqitjen e jashtme te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, deklaroi Nuri Bajrami, ish anëtar i Antikorrupsionit.

Sipas ligjit, parashikohen tre nivele të paraqitjes. Gjegjësisht, paraqitja e brendshme, kur denoncohet rasti te vetë institucioni ose kompania që dyshohet se ka shkelje ligjore. Në këtë rast, ai që e pranon paraqitjen është i obliguar që të veprojë ndaj të njëjtës. Niveli i dytë është paraqitje e jashtme, gjegjësisht në Komisionin për Antikorrupsion, Polici, Prokurori dhe Avokatin e Popullit ose në ndonjë institucion tjetër kompetent. Dhe nivel i tretë është ai publik, kur ekziston kërcënim për sigurinë e denoncuesit ose dëme eventuale dhe shkatërrim të provave. Denoncuesit janë element shumë i rëndësishëm për shoqëritë demokratike, të cilët shpesh përballen me hakmarrje për shkak të zbulimit apo paraqitjes së dukurive negative nëpër institucione apo kompani. Të tillë, ishin denoncuesit Gjorgji Llazarveski dhe Xvonko Kostovski, dy profesionistë të punësuar në polici. Ata ndihmuan që të zbulohet përgjimi masiv i popullatës nga ana e Policisë Sekrete, gjatë kohës së pushtetit të Nikolla Gruevskit. Afera, dëshmoi se shteti ndër vite ka shkelur në mënyrë sistematike të drejtat e njeriut dhe privatësinë e dhjetëra mijëra qytetarëve. Kjo, do të ishte një ndër arsyet më të mëdha pse pushteti i Gruevskit mori fund.

TË FUNDIT
31 minuta
Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë
1 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme
1 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik
2 orë
Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)
2 orë
Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

ME TE LEXUARA

16 orë
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
1 ditë
VLEN: Ligji për përfaqësim të drejtë do të eliminojë abuzimet partiake në administratë
1 orë
VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e "branitellave" për të shpëtuar nga korrupsioni politik
20 orë
Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë
15 orë
Taravari: Ligji për “branitellat” hyri në procedurë parlamentare gjatë pushtetit LSDM-BDI, ja si do të veprojë VLEN
1 ditë
Hetim për tentim vrasje gjatë dhunës familjare në Kavadar
1 orë
Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

LEXO MË SHUMË

Haracina-780x439-1

Zbardhet rasti i plagosjes së 25-vjeçarit në Haraçinë

fake news

Si u kthye Maqedonia e Veriut, fabrikë e prodhimit të lajmeve të rreme

deputetet vlen 2

VLEN: BDI dhe LSDM nxitojnë të sjellin ligjin e “branitellave” për të shpëtuar nga korrupsioni politik

mexhiti izet voa

Mexhiti: Gjuha shqipe është dhe mbetet për përdorim zyrtar (VIDEO)

wizzair

Wizzair do të ndërpres linjat nga Këlni për në Shkup dhe Tiranë

Arsim sinani

Arsim Sinani: Deputetët shqiptarë të pozitës dhe opozitës,në vend se të zihen, ta përdorin parimin e Badinterit

granit osmani

Granit Osmani: BDI e pagoi familjen e kriminelit, Johan Tarçullovski

izet mexhiti

Mexhiti: Milionerët e Frontit-BDI, pinjollët e komunizmit dhe Levica fashiste kanë bashkuar forcat për destabilizim

bekim qoku

Qoku: BDI-LSDM-LEVICA një orkestrim në dëm të shqiptarëve

INFO

NA NDIQ