Çulev: Gjatë incidentit 40 avionë ishin në qiell

INA
INA

06/01/2024

Lidhur me incidentin në M-NAV kanë reaguar edhe partitë politike opozitare.

Nga VMRO DPMNE sulmin ndaj të punësuarave në kullat e kontrollit të fluturimeve civile e cilësojnë si cenim të jetës së pasagjerëve, të cilët ishin në aeroplanë dhe prisnin qasje për aterrim.

Naqe Çulev nga kjo parti theksoi se në sulm ishin të përfshirë të punësuar në M-NAV, persona të jashtëm që kishin lidhje partiake dhe familjare me të punësuarit, por edhe pjesëtar të sigurimit të objektit.

Çulev tha se si vend anëtar i NATO-s hapësira ajrore është garanci edhe e sigurisë ndërkombëtare ajrore dhe mos caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarit paraqet rrezik që ata si të punësuar sërish të shkojnë në hapësirat e M-NAV, pasi që janë në territorin e Shkupit dhe nuk i pengon as masa e kujdesit.

“Në kohen e sulmit të dhunshëm, fizikisht u sulmuan disa persona, ndërsa njëri nga të sulmuarit ishte i goditur nga mbrapa duke rënë mbi aparaturat, me të cilat kontrolloheshin aeroplanët që fluturonin mbi Maqedoni. Siç mësuam jo zyrtarisht, në momentin e sulmit, në hapësirën ajrore të vendit fluturonin 40 aeroplanë, prej të cilëve njëri nga dy aeroplanët e kompanisë serioze ka bërë rrotullime në ajër duke pritur leje për të aterruar”, tha Naqe Çulev, VMRO DPMNE.

Ndërkaq, nga Lëvizja BESA thonë se BDI mos të mbroj rrogën prej 3000 euro të Bekim Nezirit, por ta përjashtoj edhe nga partia. Besa thekson se sa më shumë që BDI dëshiron të shitet si parti “pro Evropiane” aq më shumë dëshmohet se është pro krimit dhe korrupsionit. Sipas zëdhënëses së Lëvizjes Besa në vend që BDI të veprojë për shkarkimin e të gjithë drejtorëve në M-NAV ajo hesht dhe tenton ti shpëtojë ata.

“BDI-së nuk i interesojnë as qytetarët, as siguria në institucionet që janë të lidhura ndërkombëtarisht siç është M-NAV, por i interesojnë vetëm pozitat ku ushtarët e saj marrin paga të majme dhe tenderë.
BDI sot po e mbron Bekim Nezirin i cili nga M-NAV merr 3 mijë euro rrogë, edhe pse mediat shkruajtën se shtatë vite nuk ka shkuar në punë. BDI mbron drejtorin tjetër të M-NAV Hasim Deari sepse edhe ai merr 3 mijë euro rrogë. BDI mbron edhe Fahrudin Hamidin, sepse nga M-NAV ai merr 4 mijë euro rrogë”, u shpreh Lulzime Ameti, Lëvizja BESA.

Ndërkaq, në reagimin e djeshëm të BDI-së, incidentin në M-NAV e cilëson si një sherr midis punonjësve dhe jo me prapavijë politike. Në komunikatë nuk u tha asnjë fjalë për rolin dhe figurën e zyrtarit të lartë të saj Bekim Nezirin por u dënua dhuna dhe u kërkua nga institucionet ta hetojnë rastin./Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

lsdm mitrevski kovacevski zecevic kryesia

LSDM dorëzon në Kuvend propozim-ligjin kundër rritjes së pagave për funksionarët

INFO

NA NDIQ