Çulev: MPB do të veprojë pa kompromis, në mënyrë konsekuente dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme gjatë zgjedhjeve

0

(MEDIAL) – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë zgjedhjeve do të veprojë pa kompromis, në mënyrë konsekuente dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme, pa asnjë tolerancë ndaj çfarëdo tentimesh eventuale për pengimin e të drejtës civile për shprehje e lirë të vullnetit politik, tha në konferencën e sotme për media ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

Çdo veprim në kundërshtim me ligjet, theksoi ai, do të sanksionohet në mënyrë adekuate, duke potencuar se dënimet për vepra penale kundër zgjedhjeve janë në lartësi prej 10 vjet burg.

Çulev informon se MPB aktualisht vepron edhe për informacionet e marra operative dhe denoncimet lidhur me parregullsitë zgjedhore.

“Nëpunësit policorë janë shtylla e këtyre zgjedhjeve parlamentare dhe në këtë drejtim u bëjë thirrje të qëndrojnë në krye të detyrës mos u nënshtrohen presioneve politike dhe kriminale”, tha mes tjerash Çulev.

MPB dhe i gjithë potenciali i saj organizativ dhe kuadrot, theksoi ai, janë maksimalisht të gatshëm të ballafaqohen me të gjitha sfidat, gjegjësisht të lejojnë në fushën e kompetencave dhe detyrimeve të tyre ligjore zhvillim të qetë dhe të papengesa të procesit zgjedhor. Në të njëjtën kohë, me plane dhe organizim, siç tha ai, policia është tërësisht e angazhuar për të vepruar në drejtim të pjesës së legjislacionit dhe procesit zgjedhor, ashtu edhe drejtë pjesë së mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Ministri Çulev në konferencë për media theksoi edhe disa raste të tentimit për parregullsi zgjedhore. sn/