Çun Lajçi: “Që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit, këtë s’e kam imagjinuar kurrë!”

Picture of INA
INA

23/05/2025

Aktori dhe poeti Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj etiketimit të kundërshtarëve politikë si agjentë të Serbisë apo Rusisë, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë ndaj një mentaliteti që, sipas tij, nuk ka ndryshuar shumë nga koha e komunizmit. Në një postim të tij në Facebook, ai shtron pyetjen nëse është mëkat të ndihesh shqiptar dhe të mos mbash flamurin e asnjë partie.

Postimi i plotë: A po m’tregoni diçka?

E kam kuptuar atë botë, ku edhe frymëmarrja duhej të ishte ideologjike. Ku edhe loti duhej të dilte sipas vijës së partisë. Ku nuk i shkruaje dot një poezi gruas pa i rënë rreth e rrotull “udhëheqësit të ndritur”. – E kam kuptuar një sistem ku vlonin spiunët si krimbat, ku s’guxoje të pështurrje qosheve të qytetit pa kqyrur tri herë mbrapa — mos ndoshta është ndalur ndonjë spiun te ndonjë pemë!

E kam kuptuar një sistem të çmendur, ku nuk guxoje të bëje dashuri me gruan para fotografisë së Enverit që dridhej varur në mur. Kur i çkyje gjunjët për të sjellë në jetë dhjetë fëmijë e për ta bërë Titon kumbar, kur nuk guxoje t’i shkruaje vargjet e zemrës për “lulen lule” apo “kaçen kaçë”…

Si mundet që sot, çdo njeri që mendon ndryshe, shndërrohet menjëherë në “agjent të Serbisë”? Në “spiun të Rusisë”? Kush janë këta që kryqëzojnë nëpër portale, pa i njohur as fytyrën e vet në pasqyrë?

E kam kuptuar një sistem kur Zoti ishte në qiell e s’guxoje me iu lutë, e Presidenti ishte në tokë e të gjithë binim në gjunjë para tij. Por që vjen koha me ia sharë nënën kryeministrit e presidenten me kërcënua me vdekje… këtë s’e kam imagjinuar kurrë!

Prandaj…m’tregoni para se ta mbyll këtë kafe vetmie? A është mëkat të ndihesh shqiptar, pa brohoritur për askënd? A është faj të duash kombin pa e pështjellë me flamuj partie?

Dhe krejt n’fund… A është normale që po i frikësohem edhe vetvetës sime, se ndoshta një ditë do më quajë edhe ajo…agjent?

Prishtinë, 23.05.2025

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË