Cungu: Kukësi me karakter, por vuajmë për të shënuar

0

Armando Cungu deklaroi pas ndeshjes se Kukësi tregoi ndaj Skënderbeut se është një ekip me karakter, virtyt që e tregon edhe kur ka mungesa të rëndësishme në organikë.

“Do të shoh se kush do të rikthehet dhe është herët për të thënë si do luajmë javët tjetra. Jemi në moment të mirë dhe kemi një shpirt gare dhe karakter. Nëse nuk ke karakter mungojnë shumë gjëra. Karakteri e bën edhe sistemin e lojës. Në 3 javët e fundit po bëjmë mirë.”

Reginaldo pa dëshirë? Një sulmues duhet të shtyjë para dhe Reginaldo mund të dilte i vetëm para portës, por ka qenë i dëmtuar dhe prandaj nuk e futa titullar. Spehar harxhoi shumë energji. Ka pasur shqetësime dhe ka luajtur me Kamzën në terren të vështirë, 90 minuta me Luftëtarin dhe të bën të kesh trauma muskulore. Në mëngjes vendosa të mos e sakrifikoj Reginaldon. Reginaldos edhe po t’i thuash mos bëj presing, ai bën. Jep maksimumin gjithmonë. Kalaja është lojtar krahu dhe ka pasur minuta por do të ketë sërish. Lojtarët e krahut po luajnë mirë dhe shihet në ndeshjet e fundit me Çyrbjen dhe Et’hemin.

Merkatoja: Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam, konkurrenca nuk i bën keq askujt, vetëm ndihmon. Gjithmonë kam qenë partizan i lëvizjeve të pakta. Kur grupi ecën mirë, nuk dua shumë lëvizje. Është e dukshme që vuajmë te goli dhe dihet përgjigja.