“Çuni plak”, Musa Xhaferi sërish i përgjigjet Artan Grubit

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/03/2023

“Atyre iu ka ik treni, ai çuni apo çuni plak i numëron ditët e fundit të atij cirku që po rrotullon në media, në rrjetet sociale, tik tok”, kjo ka qenë fjalia e Musa Xhaferit nga “Grupi i Zjarrit” i BDI-së në tubimin ditë më parë në Çair.

Për këtë porosi, zvkryeministri Artan Grubi ditë më parë theksoi se edhe zogjtë e malit e dinë se këto mesazhe janë të dërguara drejtpërdrejt për Ali Ahmetin e jo Artan Grubit.

Por kësaj deklarate i është përgjigjur Musa Xhaferi përmes një prononcimi në gazetën “Sloboden Pecat” , përcjell INA.

“Artan Grubi e di se për kë e kam fjalën kur them se atij çunit plak i ka ik treni dhe i numëron ditët e fundit, se Ali Ahmeti nuk bën selfie dhe Tik Tok”, deklaroi Musa Xhaferi, një nga drejtuesit e “Zjarrit” dhe kryetar i këshillit mbikëqyrës i BDI-s.

Sipas tij, nëse Grubi do që t’i kthejë gjërat, të vërë gjithçka në llogarinë e Ahmetit dhe të hedhë benzinë ​​në zjarr, nuk është detyra ime të shpjegoj.

“Deklarata nuk i referohej Ahmetit. Grubi e di që e ka fjalën për të, por do të bëjë sikur e kam fjalën për Ahmetin. Është për të ardhur keq, por e kuptoj, është politikë. Ahmeti nuk merret me selfie dhe Tik Tok. Dhe, unë them çuni, çuni plak se Grubi është 46 vjeç”, thotë Xhaferi.

Ai i thotë Grubit le “të drejtojë cirkun derisa ka audiencë”, dhe për Ahmetin ka vetëm një pyetje: “Pse Ahmeti lejon Grubin që të sillet si bixhozxhi dhe të dëmtoj BDI-në, por edhe ate si kryetar partie”? (INA)

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË