“Një person i tretë prishi martesën e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit”/ Curi: Pas këtyre deklaratave, kam marrë kërcënime…!

Picture of Ina Online
Ina Online

17/01/2025

Analisti Arjan Curi pohoi mbrëmjen e kaluar në “Top Story” se me deklaratën që bëri në emision pak muaj më parë, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli është kërcënuar.

“Kam marrë kërcënime të tmerrshme”, u shpreh Curi, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se shkak i vrasjes së Liridonës mund të ketë qenë një lidhje jashtëmartesore e Naim Murselit, pra një person i tretë ka hyrë në lidhjen e tyre.

“Ne patëm guximin të themi në këtë emision atë që mediat e Kosovës, por edhe njerëz që janë brenda qarqeve të larta politike në Kosovë, e pëshpërisnin me njëri-tjetrin, por asnjëri nuk kishte guxim ta thoshte. Naim Murseli, për shkak të të qenit këshilltar i Behgjet Pacollit, ka qenë edhe në Mar-a Lago, në vilën e Donald Trump. Ky njeri që arriti të kalojë të gjithë filtrat e sigurisë së një shteti, arrin dhe bën këtë krim makabër, për shkak të një tradhtie bashkëshortore dhe një trekëndëshi bashkëshortor, që kur unë e thashë këtu në emision këtë, kam marrë kërcënime të tmerrshme. Ta dinë dhe ata që po na dëgjojnë, që nuk na mbyllin dot gojën, as me kërcënime, as me gjykata, sepse vetëm në Rusinë e Behgjetit mund të dënohen njerëzit për opinione, në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo”.

Curi shtoi se Prokuroria duhet ta thotë nëse ka një person që u fut mes çiftit dhe nëse ky person ka pasur ndonjë rol në vendimin e Murselit për të vrarë gruan.

“Jam i drejtë dhe kam pritur që tezat të vërtetoheshin edhe nga aktakuza. Pas fjalës ‘çrregullime të rënda të marrëdhënies martesore’, fshihet një trekëndësh dashurie. Në nuk futemi në krevatin e një njeriu, por nëse ky krevat bëhet më pas shkak për një vrasje, atëherë do të futemi. Prokuroria duhet ta thotë kush është personi i tretë që është futur mes çiftit. Ne nuk e dimë nëse personi ka pasur rol aktiv apo pasiv në shtyrjen e Naim Murselit të bëjë vrasjen”.

TË FUNDIT

Taravari: Pse gëzohen këta të BDI-së që gjykata ia dha vulat Selës? (Video)

Zoti Mickovski, zgjidh problemet me Bullgarinë dhe mos provoko Shqipërinë!

Tensionet mes Gjestit dhe Eglit thellohen edhe më shumë, çfarë ndodhi mbrëmë mes tyre (VIDEO)

Kishte ndërruar identitet, shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Aeroportin e Gjenevës! Ja për çfarë kërkohej

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

Oda ekonomike e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në takim me ministrin e ekonomisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË