Daçiç vazhdon propagandën: Kurti dëshiron të krijojë atmosferë frike dhe t’i zhvendos serbët nga Kosova

INA
INA

26/07/2023

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar situatën në Kosovë dhe siç u shpreh “terrorin e Kurtit ndaj serbëve”, duke shtuar se “kjo është pasqyrë dhe rrethana nga ajo ku erdhëm me injorimin e akteve dhe asaj që kemi nënshkruar para shumë viteve”, shkruan “Pink” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

“Nëse shikojmë notat që vijnë nga BE dhe ShBA dhe vendet tjera, ato janë komente negative dhe pakënaqësi me politikën e Kurtit” tha Daçiç.

Sipas tij “qëllimi i gjithë kësaj është krijimi i atmosferës së frikës dhe kushteve për zhvendosjen e serbëve nga Kosova”.

“Ne gjithë kohën kemi tërhequr vërejtjen se po shkojmë në terren me ‘shumë mina” dhe fushë të minuar që nuk dihet ku mbaron, por dënimi verbal nuk ka dhënë asnjë rezultat sikur as masat ndaj Prishtinës”.

Tash kemi një proces plotësisht në kundërshtim me pritjet e atyre që udhëheqin dialogun, e kjo është një qetësim dhe zgjidhje e çështjeve jetësore “Për ne çështje qendrore mbetet formimi i asociacionit, po kjo nuk varet nga ne” tha Daçiç duke u ankuar se shumica çdo gjë që ne bëjmë e bëjmë nën dorën dhe kontrollin rus.

“Bile konsiderojnë që edhe Ballkani i Hapur është ide ruse e ajo nuk ka lidhje me këtë” tha ai, duke shtuar se kur duan të fyejnë dike i thonë pro-rus.

Ai akuzoi amerikanët se akoma rusët i quajnë të kuq, edhe pse ajo nuk ka lidhje me pushtetin në rus por narrativi ka mbet, pasi “ashtu mobilizojnë trupin votues duke prezantuar Rusinë si rrezik”.

Ai vlerësoi shumë dinamike aktivitetet politike, pasi Serbinë e kanë vizituar 5 ministra të jashtëm e së shpejti vjen edhe i gjashti.

“Ato nuk janë vizita pa obligime, bëhet fjalë për tema edhe njerëz serioz” tha Daçiç, duke u lavdëruar se një vazhdimësi të këtillë nuk kanë as vendet më të mëdha se Serbia.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Leonard ademi

“Nuk e dinë se nënën ua kanë vra”, vëllai i Liridona Ademit tregon çfarë i thanë fëmijët pas krimit të rëndë në Prishtinë

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Gjykata jep detaje, ja si ndodhi vrasja e Liridonës

leonardi naimi

“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Naim Murseli

Naim Murseli hyn në gjykatë fshehurazi nga mediat, çka e pret porositësin e vrasjes së gruas

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, dalin sot para gjykatës

Naim Murseli

Vëllau i Liridon rrëfen momentet pas vrasjes: “Naimi s’e hapte telefonin, ish shku në Swiss Diamond kish porosit me hangër”

kerry vjosa liburn

Aliu publikon fotografi me ish-sekretarin Kerry dhe presidenten Osmani: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

pacolli naimi

Pacolli flet për burrin që porosi vrasjen e gruas: Si e njoha dhe për çfarë ishte angazhuar

babai i liridones

“Naimi na ka prerë në besë”, flet babai i Liridonës

INFO

NA NDIQ