Daçiq i vardiset presidentit Trump

0

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Dacic po lobon që në zgjedhjet e ardhshme serbet në SHBA të votojnë për presidentin Trump.

Në një intervistë për Telegrafin serb, Daçiq ka thënë se do t’i organizojë serbët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Dacic ka thënë se, nëse Serbia dhe serbët tregohen të zgjuar atëherë do të mund të krijohej një pozitë më të mirë në administratën e re në Uashington, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Sipas gazetës, kjo do të jetë vetëm një pjesë e ofanzivave të fuqishme diplomatike të nisura nga Serbia kundër Kosovës qysh në vjeshtën e kaluar.

“Serbia tani është në një pozitë shumë më të mirë sesa ishte në të kaluarën. Tani, ekziston një vullnet në Ëashington për të dëgjuar pikëpamjet tona. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne do të ndalemi këtu, por do të intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar pozicione, për të rritur numrin e projektuesve që kemi në Amerikë, me sa më shumë senatorë dhe kongresmenë, njerëz në poste drejtuese, sa të jetë e mundur me ne”, është shprehur diplomati serb. (INA)