Daçiq ‘kërcënon’ me tërheqje të nënshkrimit nga Traktati i Brukselit, nëse nuk themelohet AKS-ja

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se është i gatshëm të tërheq nënshkrimin nga Traktati i Brukselit në qoftë se nuk themelohet Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë.

“Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, kryesore ishte Asociacioni, në qoftë se pesë vjet nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk rezulton asgjë, unë kërkojë të tërheqet nënshkrimi”, ka deklaruar Daçiq.

Ai ka thënë se ka dëgjuar se një version i ri do t’i shtohet AKS-së, gjë që është e papranueshme.

“Askush nuk e di se çfarë ka në këtë formulim të ri. Interpretimi se kjo duhet të përfshijë pavarësinë e Kosovës është absolutisht e papranueshme për ne. Kjo nuk është pjesë e kushteve në të cilat e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, ka theksuar Daçiq.