Daçiq në Shkup: Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie vëllazërore

ina-online
ina-online

16 Shtator, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në përkujtimin e 100 vjetorit të aviacionit maqedonas, që u mbajt sot në aeroportin sportiv “Stenkovec” afër Shkupit foli edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve, përcjell INA.

“Dy vendet tona kanë marrëdhënie vëllazërore, si dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm në kuadër të iniciativës për Ballkanin e Hapur dhe në forume të tjera rajonale”, tha Daçiq.

Ai shtoi se përmes kësaj ngarje do të përcjellin një mesazh politik se dy vendet janë të vendosura të forcojnë më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë për qytetarët e tyre.

“Serbia dhe populli serb i urojnë popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut fat dhe sukses në çdo gjë që dëshirojnë, dhe dhëntë Zoti që në këto zona të mos fluturojnë avionë ushtarakë me detyra ushtarake, por gjithçka të jetë brenda korniza e shfaqjeve ajrore në mënyrë që njerëzit të gëzojnë paqe dhe prosperitet. Ju uroj gjithë të mirat dhe një udhëtim të shpejtë drejt BE-së”, tha Daçiq.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Paga minimale do të rritet për 10%

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet 52 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

LD Levizja Demokratike

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

INFO

NA NDIQ