Daçiq provokon: Maqedonia është Serbi, por gabuan, Ministria e Jashtme në Shkup nuk reagon/VIDEO

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq në një emision të dy netëve më parë “Upitnik” në servisin publik serb tregoi një hartë historike ku shihej tërë territori i Maqedonisë në përbërjen e Serbisë. Ai ka thënë se ka qenë gabim i madh i Serbisë që nuk kanë mbajtur këtë territor, transmeton INA.

Daçiq më tej ka theksuar se në territorin e Maqedonisë edhe sot jeton populli serb.  Këto qëndrime iredentiste edhe më parë janë shprehur nga shefi i diplomacisë serbe, i cili paralajmëroi tërheqjen e njohjes. Por nga ana tjetër, në Shkup institucionet janë në heshtje dhe se deri tani nuk kanë dalur për të dënuar deklaratën provokuese të ministrit të jashtëm serb. (INA)