Daçiq takon përfaqësuesit e partisë së tij në Kosovë, vazhdon me politikë destruktive

0

Presidenti i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, foli me përfaqësuesit e kësaj partie në Kosovë dhe për funksionimin e siç e quan ai vetëqeverisjeve lokale, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe çështje të tjera.
Siç njoftoi sot, kreu i SPS dhe ministër i jashtëm i Serbisë, Daçiq tha se kontributi i partisë së tij në Kosovë në kryerjen e funksioneve të rëndësishme shtetërore po bëhet më i theksuar.

Daçiq i cili mbështet fuqishëm dhe njëkohësisht i fton serbët që të mos i binden institucioneve të Kosovës është shprehur gjithashtu se SPS në Kosovë po punon në përhapjen e të vërtetës në botë për pozitën aktuale të serbëve në Kosovë, përcjell lajmi.net.

Serbët e SPS në Kosovë kanë përshëndetur kontributin e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq në tërheqjen e njohjeve ndaj shtetit të Kosovës, për të hedhur poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO e INTERPOL dhe takimet e tij në KS të OKB-së.

Kreu i SPS në Kosovë, Svonimir Steviq iu është ankuar Daçiqit për problemet që kanë serbët në të gjitha fushat në Graçanicë, Kamenicë, Gjilan, Novobërdë, Viti, Shtërpcë, Rahovec e Klinë.

Përveq kësaj, socialistët e SPS shprehen vendosmërinë për të qëndruar në Kosovë dhe u takuan me Daçiqin për t’i raportuar paqëndrueshmërinë e situatës së komunitetit serb.

Ivica Daçiq, si gjithmonë ka vazhduar me politikën e tij të hapur kundër Kosovës dhe motivimin e serbëve që të shkëputen sa më shumë nga institucionet e Kosovës. /Lajmi.net/