Dafina Zeqiri pauzon karrierën dhe ndahet nga menaxheri – ndryshime të mëdha në ekipin e saj

Picture of Ina Online
Ina Online

25/05/2025

Dafina Zeqiri, një prej emrave më me peshë të muzikës shqiptare, po përjeton një periudhë të re në jetën e saj – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Këngëtarja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, ka vendosur t’i japë vetes një pauzë nga muzika për të përjetuar plotësisht momentin e ëmbël të mëmësisë.

Por ndërsa përgatitet për rolin e nënës, artistja ka vendosur të mbyllë një tjetër kapitull të rëndësishëm – bashkëpunimin e gjatë me menaxherin e saj, Pëllumbin, si dhe disa anëtarë të tjerë të stafit të saj të ngushtë.

Sipas burimeve pranë Prive, kjo ndarje nuk ka qenë thjesht profesionale, por ka ardhur pas disa pakënaqësive dhe tensioneve që kanë nisur të ndihen prej kohësh në prapaskenë.

Fansat e vëmendshëm kanë vënë re edhe detaje në rrjetet sociale – ku Dafina dhe ish-ekipi i saj nuk ndiqen më, duke ushqyer dyshimet për një krisje më të thellë në marrëdhënie. Po ashtu, flitet se një rol të rëndësishëm në këto ndryshime ka pasur edhe bashkëshorti i saj, Kreshniku, i cili është përfshirë më tepër në drejtimin e karrierës së Dafinës në muajt e fundit.

TË FUNDIT

Qeveria sot miratoi ribalancimin e buxhetit – parashikohen të ardhura të rritura prej një përqind

Regjisori shqiptar Qëndrim Rijani, fitues i katërmbëdhjetë çmimeve për regji, do të drejtojë shfaqjen “Jul Cezari” në Split

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

Shqipëria, e para në Ballkan dhe e shtata në botë për çmimin më të lartë të naftës

OEMVP apel prindërve dhe nxënësve: “Zgjidhni shkollat e mesme profesionale“

“Sot e nesër shi i rrëmbyeshëm , temperatura të larta në fundjavë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË