Dafina Zeqiri publikon duetin me Ron Zaitin

Artistja shqiptare që njihet për hitet të shumta, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e radhës.

Këtë herë, Dafina erdhi me një tjetër bashkëpunim me Ron Zaitin të cilët sot (e shtunë) lansuan këngën me titullin “Boma ni tel”.

Dyshja janë kujdesur që projekti të ia bashkëngjisin edhe një videoklip tejet unik i realizuar në bregdet teksa Dafina si çdo herë dukej tejet atraktive.

Ndërkohë, teksti i këngës u realizua nga Elinel, me muzikë dhe vijën melodike nga Dafina.

Producent të projektit janë Rzon dhe Plummb, teksa ana vizuale iu besua Degjeneratës.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e dy artistëve.

Kujtojmë që ky është dueti i dytë i Dafinës me Ronin, dysha në fund të vitit 2021 sollën këngën “Murder on the dancefloor”