Dominic King, një nga editorialistët më të shquar të “Daily Mail Sport”, e vlerëson si një nga më të mirët Granit Xhakën në ndeshjen që Arsenali luajti në “Anfield Road” kundër Liverpool-it.
Mes rreshtave të analizës që ai bën në tabloidin sportiv të Londrës, ai thekson se Xhaka tregoi një nivel shumë të lartë duke theksuar tekstualisht se “Xhaka është shpresa më e madhe që Arsenali të rikthehet te titulli që në shtëpinë e topçinjve mungon që prej vitit 2004”.
Në vijim të analizës, King merr si shembull përplasjet mes Xhakës dhe Alexandër Arnold që sipas editorialit, arriti të digjte në disa raste lojtarin e krahut të Liverpool-it. Shkrimi ndërton një nga një të gjitha dinamikat ku Arsenali bëri diferencën në mesfushë dhe vë theksin në shpirtin e sakrificës që mesfushori me origjinë shqiptare ka arritur të injektojë te skuadra shumë teknike e Arteta-s.