Daja: Nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj Plzenit

ina-online
ina-online

30/11/2023

Në konferencë për media të mbajtur në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën, Daja ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij.

Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen zhvillohet të enjten nga ora 18:45 në stadiumin “Air Albania”, në kuadër të xhiros së pestë në Conference League.

“Do të luhet në stadiumin që është ikonë për të gjithë shqiptarët dhe është kënaqësi që rikthehemi në këtë stadium për të bërë një paraqitje të mirë ndaj Viktorias”, ka thënë Daja në fillim të konferencës.

Ai ka theksuar se mungesat që do t’i ketë për ndeshjen kundër çekëve do të jenë të mëdha. Megjithatë është i bindur se motivi nuk do të mungojë.

“Kemi mungesa, por do të jemi 100 për qind të motivuar për shkak se është shumë ndeshje e rëndësishme për ne. Nuk do të jetë lehtë, sepse përballemi me liderin e grupit që ka katër fitore në po aq takime. Do të jemi 100 për qind të motivuar nëse na mbështet një publik sa më i gjerë. Kemi mungesën e Hamidit për kartonë dhe Tolajt të lënduar. Kemi rikthimin e Berishës që i është bashkuar grupit. Çdo futbollist në një stadium të tillë dhe ndeshje të tillë është gati pasi pretendojmë diçka që nuk është bërë asnjëherë. Ajo që duhet të bëjmë është ta marrim ndeshjen me qetësi, të jemi në ekuilibër gjatë tërë kohës, pasi Viktoria ka një tranzicion shumë të mirë dhe të ndëshkon në çdo moment. Të gjithë lojtarët në dispozicion do të japin gjithçka nga vetja”, ka theksuar Daja.

Ballkani është në vendin e tretë në grupin C me katër pikë nga katër ndeshje, sa i ka edhe Astana e Kazakistanit në vendin e dytë. Kalimi në fazën nokaut, përkatësisht në plejof, mundësohet nga vendi i dytë në grup.

“Ka dy anë të medaljes. Viktoria është kualifikuar dhe mban pozitën e parë, pavarësisht si përfundon faza e grupeve. Mund të jetë jashtë presionit, por nuk besoj që një ekip si Viktoriz Plzen do ta nënvlerësojë këtë ndeshje. Ndoshta mund të bëjë rotacion, por të rinjtë që futen duan të tregojnë veten dhe kjo sërish vështirëson gjërat”, është shprehur Daja.

Skuadra nga Suhareka është dashur ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por fusha në stadiumin e Prishtinës nuk i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare.

“Plzeni ka përvojë në Champions dhe Ligë të Evropës. Raportet nuk janë të barabarta, sepse është ekip që krahas përvojës ka edhe cilësi. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por jemi të sigurt se do të japim maksimumin tonë. Kryesorja është të fokusohemi në këtë ndeshje, në mënyrë që të bëjmë të pamundurën. Ne luftojmë me skuadrën e vendit të parë. Na pret ndeshje shumë e fortë me një ekip me traditë. Me mbështetjen e tifozëve do të kemi motiv të shtuar dhe së bashku të mendojmë për një rezultat që të gjithë do ta dëshironim”, ka thënë Daja.

Ballkanit i duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kalim tutje. Kalimi në fazën nokaut do të ishte sukses historik për futbollin kosovar në përgjithësi.

“Edhe këtu ku kemi arritur është arritje historike për futbollin e Kosovës dhe qytetin e Suharekës, pasi kemi dy vjet që prezantohemi në Ligën e Konferencës. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën të mundshme, por nuk është vetëm fakti i pikëve, por nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen. Por, me e mira është të vazhdojmë me paraqitjet tona siç kemi bërë deri më tani dhe të jemi në maksimumin tonë. Sigurisht, do të tentojmë të fitojmë dhe të kalojmë, por do të jetë shumë vështirë. Sepse përveç Viktorias do të kemi edhe një ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Dinamos. Sigurisht se do ta provojmë, por jemi të kënaqur edhe deri këtu me paraqitjet që kemi bërë”, ka thënë trajneri nga Tirana.

Ballkani të martën u vendos në Tiranë, ku ka vazhduar me përgatitje.

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja. Në Plzen, skuadra çeke kishte fituar 1:0.

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur luan në garat evropiane dhe ke një synim. Me Skënderbeun kemi bërë një arritje të madhe sikurse me Ballkanin, por që ka qenë në Ligën e Evropës dhe janë dy gara të ndryshme. Jemi ende në garë dhe do t’i marrim ndeshjet me rend. Dueli me Viktorian është ai që do të përqendrohemi dhe të japim maksimumin në fushë. Jemi në rrugë të mirë, por nuk do të futemi në presion për të marrë fitore patjetër. Por, normalisht do të angazhohemi maksimalisht prej minutës së parë dhe do të tregojmë një paraqitje tjetër të mirë me Ballkanin. E kemi parasysh se Plzeni ka një ekip të fortë në aspektin fizik, por jemi përgatitur mirë dhe besoj se do të jemi më të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes, por edhe në të sulmit, sepse kemi të bëjmë një kundërshtar të vështirë”, ka thënë Jashanica.

Më 14 dhjetor, Ballkani luan ndaj Dinamos në Zagreb. Suharekasit shpresojnë që ajo mos të jetë ndeshja e fundit evropiane këtë edicion.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ