Daku kërkon falje publike: Falja është burrërore, e bëra në afekt

Picture of ina-online
ina-online

20/06/2024

Futbollisti i Shqipërisë, Mirlind Daku, ka kërkuar falje për fyerjet që ka bërë pas ndeshjes me Kroacinë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në një shkrim në Facebook, Daku ka thënë se fyerjet e tij kanë qenë afekt i lojës.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, ka shkruar ai në Facebook.

Në postimin në Facebook, Daku ka shprehur falënderime për përkrahësit e Shqipërisë.

“Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, ‘Shqipëri dashni pa kufi’”, ka shkruar ai.

Kërkimfalja e tij u publikua tek pasi u njoftua zyrtarisht se UEFA ka nisur hetimet ndaj tij dhe Federatës së Shqipërisë për pretendimet për fyerje pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci të mërkurën.

UEFA ka caktuar një inspektor për të kryer hetimet “lidhur me sjelljen e mundshme raciste dhe diskriminuese nga tifozët, që dyshohet se kanë ndodhur në ndeshjen Kroaci – Shqipëri”. Gjasat janë të mëdha që FSHF-ja dhe Federata kroate të gjobiten nga UEFA. Të dy federatat tashmë janë gjobitur për sjelljet e tifozëve të tyre në ndeshjet e xhiros së parë të “Euro 2024”. Më i rëndë vlerësohet rasti i sulmuesit të Shqipërisë, Mirlind Daku. Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku mori altoparlantin dhe iu afrua tribunës ku ishin tifozët shqiptarë. Është dëgjuar duke nisur fyerje ndaj maqedonasve. Të enjten paradite Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut doli me reagim zyrtar duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje dhe nga UEFA-ja që të hetojë rastin. Rasti i Dakut u përmend edhe në letrën e Federatës serbe për UEFA-n. Dhe UEFA do ta hetojë edhe atë.

TË FUNDIT
20 orë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur
20 orë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
20 orë
"Do largohem kur Reali të lodhet me mua", Ancelotti: Mbappe? Do t'i gjej një vend, do ta fus diku
2 ditë
“Barcelonës nuk i interesojnë legjendat”, Koeman sulmon sërish ish-klubin e tij
2 ditë
A mund të thotë lamtumirë Kimmich? Drejtori Eberl: “Do të flasim pas pushimeve”

ME TE LEXUARA

20 orë
"Do largohem kur Reali të lodhet me mua", Ancelotti: Mbappe? Do t'i gjej një vend, do ta fus diku
20 orë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
20 orë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

LEXO MË SHUMË

Hans flik hansi flick

Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

keidi bare

Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

anceloti

“Do largohem kur Reali të lodhet me mua”, Ancelotti: Mbappe? Do t’i gjej një vend, do ta fus diku

Netherlands' coach Ronald Koeman looks on during a press conference in Zeist on October 7, 2019, ahead of the Euro 2020 qualifying football match between Netherland and Northern Ireland on October 10. (Photo by Jerry Lampen / ANP / AFP) / Netherlands OUT

“Barcelonës nuk i interesojnë legjendat”, Koeman sulmon sërish ish-klubin e tij

Kimmich Kimich

A mund të thotë lamtumirë Kimmich? Drejtori Eberl: “Do të flasim pas pushimeve”

belingam anglia

Anglia kërkon trajner, Federata poston njoftim për vendin e lirë të punës. Ja cilat janë 7 kushtet për kandidatët

jasir asani

klubi i Guangju nuk ndal elozhet për Asanin dhe e bllokon deri në dhjetor 2025

arber hoxha

Media e njohur kroate e parasheh të ardhmen e Arbër Hoxhës

jasir asani

E ardhmja e Asanit ende pezull, Arabia dhe Dubai alternativa për 29-vjeçarin

INFO

NA NDIQ