Dalin fotot e vrasësit të dyshuar të gazetares bullgare (FOTO)

0

Një njeri i dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares bullgare Victoria Marinova në Bullgarinë veriore u arrestua natën e kaluar në Gjermani, ku ai kishte ikur pas krimit, njoftuan sot autoritetet bullgare, të cilat tani për tani përjashtojnë mundësinë se arsyeja për vrasje është e lidhur me profesionin e viktimës.

Autoritetet bullgare thanë se i dyshuari është Severin Krasimirov, 21 vjeç, që u arrestua në banesën e nënës së tij në Gjermani.

“Hetimi na ka mundësuar të identifikojmë një njeri të cilin policia gjermane e arrestoi me kërkesën tonë,” tha ministri i Brendshëm bullgar Mlladen Marinov.
Kryeprokurori Sotir Çaçarov tha se “për tani” përjashton mundësinë që vrasja e gazetares është e lidhur me profesionin e saj.

Ndaj Krasimirov edhe më parë kishte pasur fletëndjekje për vrasje dhe përdhunim.
Trupi i Marinova që raportoi për korrupsion të mundshëm në qeverinë bullgare u gjet pranë lumit Danub në afërsi të qytetit të saj Rusea. Policia pastaj deklaroi se gazetarja 30 vjeçare ishte rrahur, përdhunuar dhe mbytur. (INA)

Komentet

komentet