Dalin pamjet e arrestimit të “mbretit” të kokainës, Dritan Rexhepi në Stamboll, kërkohej për drogë nga Shqipëria e Italia

Picture of Ina Online
Ina Online

10/11/2023

Dritan Rexhepi, i njohur si udhëheqës i organizatës kriminale të drogës“Kompania Bello”, është arrestuar në Stamboll të Turqisë.

Njoftimin e ka bërë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Ali Yerlikaya, i cili ka postuar edhe një video.

Ndryshe, Rexhepi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia nën dyshimet për udhëheqjen e një karteli të drogës.

Kush është Dritan Rexhepi?

Dritan Rexhepi (me shumë emra) në Shqipëri rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998. Hera e fundit që rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri, është data 16 nëntor 2013, nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë, ku ka përdorur një pasaportë me emrin Lulzim Murataj. Rexhepi, njihet si mjeshtri i arratisjeve nga burgu.

Dritan Rexhepi akuzohet në Shqipëri se porositi rrëmbimin e Jan Prengës. Babai i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba-këmbës.

Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusnin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë dhe më pas e transportuan në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje.

Sipas hetimeve, Astrit Prenga, vëllai i Jan Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste Rexhepit e Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.

Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.

Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë.

Ai nuk konsiderohej kaq i rrezikshëm por ishte një student i Juridikut, i ardhur nga Vlora. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shndërrohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador.

Ai u dënua nga Ekuadori dhe u lirua më kusht. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello. Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false.

/Albeu.com

TË FUNDIT

“ASH-Taravari: Kundër kërcënimeve bërthamore, SHBA aleati ynë kryesor në siguri dhe stabilitet”

Edhe 36-ta dështim – Kuvendi vazhdon të ngecë në mosmarrëveshje politike

“Furia e Ngushticës së Hormuzit: Kriza që Rrezikon Bujqësinë, Energjinë dhe Portofolin Tuaj!”

“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”

VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

Asnjë përmbarues pa licencë në RMV, një i vetëm gjobitet

ME TE LEXUARA

1
“ASH-Taravari: Kundër kërcënimeve bërthamore, SHBA aleati ynë kryesor në siguri dhe stabilitet”
1
Edhe 36-ta dështim - Kuvendi vazhdon të ngecë në mosmarrëveshje politike
1
“Furia e Ngushticës së Hormuzit: Kriza që Rrezikon Bujqësinë, Energjinë dhe Portofolin Tuaj!”
1
“3% Rritje Ekonomike në 2025 – Banka Popullore Premton Stabilitet dhe Begati!”
1
VLEN: Mbështesim partnerët tanë strategjik, jemi kundër armëve bërthamore!

LEXO MË SHUMË