Dalin pamjet e personit të zjarrvënies në Kumanovë

Picture of Ina Online
Ina Online

05/12/2024

Gazetare: Ajnur Bafqari/Alsat

Ky person në video është 35-vjeçari me inicialet F.A., i dyshuar për zjarrvënien e disa ditëve më parë në Kumanovë. Sipas pamjeve filmike që siguroi ALSAT, nga kamerat me qark të mbyllur, 35-vjeçari shihet teksa vrapon menjëherë pas aktit të vënies së zjarrit ndaj Zyrën për kontabilitet dhe përkthime gjyqësore përball Gjykatës Themelore në Kumanovë, nën emrin e Mentor Jakupit, vëllai i këshilltarit të BDI-së në Kuvendin Komunal të Kumanovës, Fitor Jakupi.

Disa metra më lart, përballë lokalitetit “Garnizon” ai i ka vënë flakën edhe makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Në fotografitë që siguroi Alsat nga vendi i ngjarjes, zjarri dukej se ishte vënë përmes shisheve me koktej molotov. Makina e Bajramit u dogj në oborrin e shtëpisë. Zjarri i ishte vënë edhe makinës së një koloneli me inicialet E.D, por që ishte përfshirë pak nga flakët, dhe pa shumë pasoja. Flaka i ishte vënë edhe një makine të llojit Audi e cila rezultonte në pronësi të Mentor Shahinit. Sipas dinamikës dhe të dhënave të para nga policia, zjarri mes tri makinave dhe objekti në pronësi të Mentor Jakupit ishte vënë në intervalin kohor të 30 minutave. ALSAT mëson se personi në fjalë është i njohur në qytet, dhe dyshohet jo vetëm si përdorues i narkotikëve por edhe me të meta mendore./Alsat

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË