Dalin pamjet, grupet e reja në Serbi po trajnohen për të ngritur tensione

Picture of ina-online
ina-online

03/07/2024

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca të hënën ngriti përsëri alarmin se grupe të reja po trajnohen në Serbi, për të kryer sulme në katër komunat veriore.

E për këtë, media ka siguruar një video ku shihen persona duke bërë trajnime.

Në këto pamje, shihen edhe flamuj të NATO-s, e që simbolizohet kundërshtimi i veprimtarisë së aleancës veri-atlantike, ndërkaq, pamjet tregojnë edhe parullën ku thuhet se “ Kosova është pjesë e Serbisë”.

Se grupi i Banjskës po përbën kërcënim për vendin, e konfirmon edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“ Është e vërtetë se derisa grupi i Banjskës ka ikur nga Kosova dhe është i lirë, normalisht që neve na shtynë me qenë sa më shumë vigjilent, dhe nuk mund të përjashtojmë përgatitjen tonë, sa më shumë që është e mundshme, që një situatë e tillë të mos përsëritet, për neve është e rëndësishme, nëse diçka ndodh, ne të mund të reagojmë”, ka thënë Elshani.

Në anën tjetër, anëtari i komisionit për çështje të Sigurisë, Mefail Bajqinofci, kërkon që të ketë reagim edhe nga faktori ndërkombëtar.

“ Është tregues i qartë se ata përgatiten për sulm ndaj rendit Kushtetues pra ndaj policisë së Kosovës, dhe ata ushtrimet i bëjnë pikërisht për të bërë sulme, ndaj Republikë së Kosovës, sulme të brendshme apo hyrjes se si kanë hyrë atëherë në Banjskë. Por mendoj se është shqetësuese, pak kemi deklarata nga bashkësia Ndëkombëtare, të cilët duhet të dalin dhe ta dënojnë veprime të cilat destabilizojnë vendin”, ka thënë ai.

Sipas Bajqinofcit, këto pamje por dhe fotografi të mëhershme të cilat i ka publikuar televizioni të grupit “Brigada e veriut”duke u trajnuar në Serbi, tashmë i kanë edhe institucionet e Sigurisë në Kosovë.

“Ka video, por ka pas edhe fotografi ku ju vet personalisht i keni publikuar, në mediumin tuaj, dhe unë mendoj se nuk ka nevojë shumë sot më të thuhet ka apo nuk ka trajnime për këtë qështje sepse e dimë të gjithë ka foto, video të bollshme nga institucionet e sigurisë”, shprehet deputeti i VV-së.

Njohësi i Sigurisë, Nuredin Ibishi, vlerësoi se, Serbia me këto veprime po e kërcënon Kosovën.

“Serbia hapur vazhdon në trend me kërcënua Kosovën, prezenca e Forcave të Armatosura në kufi me Kosovën të dy brigadave por edhe armatimi i rëndë edhe dhe të tjera dhe njësitet Speciale. Por përveç kësaj kur flet Konjufca bazohet në informacionet që i ka në disponim, flet me një kryetare të parlamentit Slloven në këtë rast, zonjën Zupanchiq, mendoj se duhet ta marrim me seriozitet këtë çështje, duhet ta dinë ndërkombëtarët”, ka thënë Ibishi.

Më 24-shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb me në krye, Millan Radojiçiq, kryen sulm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, dhe u plagosën dy policë.

TË FUNDIT
19 orë
Rrëmbehet një fëmijë i mitur nga Presheva, dyshohet një shtetas i Kosovës
20 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
2 ditë
Greqi: Shqiptarët e burgosur futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave
3 ditë
Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur
3 ditë
Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

ME TE LEXUARA

20 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
19 orë
Rrëmbehet një fëmijë i mitur nga Presheva, dyshohet një shtetas i Kosovës

LEXO MË SHUMË

presheva

Rrëmbehet një fëmijë i mitur nga Presheva, dyshohet një shtetas i Kosovës

kufi tabanoc

LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona

paraburgim-1

Greqi: Shqiptarët e burgosur futen në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Detaje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit, ja ku ishte fshehur

faton hajrizi

Faton Hajrizi vritet në Serbi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

hristijan mickoski

Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Borell

Borrell: Serbia ka dështuar edhe një herë në përputhje me sanksionet e BE’së kundër Rusisë

aksident serbi

Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

INFO

NA NDIQ