Dameva: Së shpejti do të jetë gati raporti i Komisionit për arratisjen e Blerim Ramadanit

Picture of ina-online
ina-online

26/08/2024

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva thekson se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje ligjore për idenë e qeverisë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, megjithatë, ajo përsërit qëndrimin se gjyqësori është pushtet i ndarë nga ai ekzekutiv.

“Ne rekomandimet tona i kemi dorëzuar në kuadër të grupit punues i cili i ka punuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në Vazhdimësi kishte përfaqësues tanë dhe ajo u iniciua, sërish do të theksoj nga raporti i dorëzuar i Misionit Vlerësues. Të gjitha rekomandimet janë dorëzuar atëherë, megjithatë edhe në periudhën e ardhshme jemi të gatshëm nëse propozohet zgjidhje e re ligjore ose qaset drejt zgjidhjes së re ligjore. Absolutisht me propozimet tona do të marrim pjesë aktivisht në drejtim të përgatitjes së ligjit solid, i cili sërish do të theksoj. Nga ajo procedurë, nga të gjitha dispozitat ligjore më tej do të nënkuptonte si do të kthehet dhe nëse do të kthehet besimi te qytetarët”, u shpreh Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Dameva, para gazetarëve foli edhe për çështjen e raportit të Komisionit të formuar nga Këshilli, në lidhje me arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Komisioni, duhet të vërtetojë nëse ka përgjegjësi gjykatësi Pajazit Pajaziti, i cili ia zëvendësoi Ramadanit masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak. Dameva, thekson që së shpejti raporti do të jetë gati dhe do të diskutohet në seancë të Këshillit.

“Absolutisht, tërë procedura rreth rastit konkret, rreth përgjegjësisë së gjykatësit ose ngjashëm, të mos prejudikojmë ka afate ligjore, por theksoj se në këtë rast do të punohet intensivisht dhe me shumë urgjencë. Kështu që, opinioni meriton përgjigje sa më shpejtë, veçanërisht se ato raste ishin sensitive për opinionin dhe ka reaguar për të njëjtat”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

TË FUNDIT
3 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
4 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
4 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
4 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Të shtëna artilerike për nder të Ditës së Pavarësisë
1 ditë
Alfa: Për 4 vite nuk u ndërtuan 12 km autostradë, zyrtarë të BDI-së blenë toka për përfitime financiare
4 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë
1 ditë
Autostrada Ohër-Kërçovë gati në fund të 2026, ndërsa kishte nisur qysh më 2014
22 orë
Për 10 vjet, Tetova me 10 mijë nxënës më pak! (VIDEO)
4 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
1 ditë
Gjuha shqipe, Snopçe: Tentativë për grusht shteti!
20 orë
VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

muhamer pajaziti

Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

IMG_7152

Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ