Danella Arsovska fillon me grumbullimin e nënshkrimeve për formim të partisë, do të quhet “Drejtësia” (Pravda)

INA
INA

12 Shtator, 2023

Kryetarja aktuale e Shkupit, Danella Arsovska, ka filluar zyrtarisht me grumbullimin e nënshkrimeve për themelimin e partisë së re.

Siç shkruan Fokus, partia e saj do ta ketë emrin “Drejtësia” (Pravda), kurse selia e partisë do të jetë në rrugën “Gjorçe Petrov nr.49”, adresë në të cilën gjenden selitë e kompanive të bashëpunëtorit të saj më të afërt nën hije, Dragan Matkovski.

Kush do të jetë pjesë e partisë së saj, nëse formohet, ende nuk dihet. Por një gjë është e sigurt se bashkë me të do të jetë dora e djathtë e saj, sekretari i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov, si dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt nën hije, Mitkovski, për të cilin Fokus shkruan se është i afërt me babain e saj, Vanço Jovanovski. Ata edhe deri tani i mbetën në mesin e bashkëpunëtorëve më të afërt, edhe pse që kur Arsovska mori postin Brenda një kohe të shkurtër u grind edhe me “vmrovcat”, por sipas informatave të mediumeve nuk ka bashkëpunim të mirë as me një pjesë të punësuarëve në Qytetin e Shkupit.

Kur u kandidua për kryetare të Shkupit, Arsovska ishte e panjohur për opinionin, E vetmja gjë që dihej për të ishte se vjen nga Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), që e ka udhëhequr me vite.

Megjithatë, për një kohë të shkurtër filluan të dalin në shesh bizneset dhe pasuria e babait të saj, për të cilën mediumet shkruajnë tani dy vite me radhë. Por Arsovska u gjend edhe në mesin e një skandali tjetër, të zbuluar nga mediat. Vitin e kaluar ajo është ftuar në stacion policor në bisedë informative për veturën e djegur të drejtoreshës ekzekutive të LOE. Rasti ka arritur deri tek prokuroria publike.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

sulmi turqi

Turqia arreston 145 persona të dyshuar për lidhje me kurdët rreth sulmit në Ankara

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Ukraina thotë se ka rrëzuar 29 dronë të lëshuar nga Rusia – në sulmet gjatë natës që zgjatën më shumë se tri orë

termet

Tërmet i fuqishëm në Napoli të Italisë, banorët e kalojnë natën në rrugë

Albin-Kurti1

Kurti: Shumica e sulmuesve në Banjskë, pjesëtarë të Mbrojtjes Civile ose Brigadës Veriore

INFO

NA NDIQ