“Në Maqedoni nuk sundon ligji, por mafia”, Arsovska me porosi për liderët e BE derisa po mbahet Samiti në Shkup

Picture of INA
INA

01/07/2025

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka dërguar një letër të hapur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Mihalis Rokas, përmes së cilës i ka përcjellë një mesazh të fuqishëm Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, që ndodhet në vend për samitin BE – Ballkani Perëndimor përcjell INA

Në letrën e saj, Arsovska ngre alarmin për mungesën e mbrojtjes institucionale ndaj kërcënimeve që ka marrë ajo dhe bashkëpunëtorët e saj pas zbulimit të një skandali të rëndë kriminal që përfshin kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu. Sipas saj, grupi i strukturuar kriminal, me ndihmën e zyrtarëve të institucioneve shtetërore, ka falsifikuar dokumente për legalizime të paligjshme, duke përfituar miliona euro – në disa raste edhe në emër të të miturve.

“Në çdo shtet ekziston mafia, por vetëm në Maqedoni mafia ka shtetin”, shkruan Arsovska, duke i kërkuar Komisioneres Kos që BE të mos heshtë përballë kësaj situate alarmante.

Ajo thekson se institucionet vendore, përfshirë Ministrinë e Brendshme, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret, pavarësisht se janë paraqitur kallëzime penale dhe kërcënimet ndaj saj dhe punonjësve të Qytetit të Shkupit janë të dokumentuara.

Arsovska akuzon direkt ministrin e brendshëm për veprime të motivuara politikisht dhe e kritikon për mosveprim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme që, sipas saj, rrezikojnë jetën e saj, të familjes dhe të punonjësve që po hetojnë rastet e paligjshme në komunën e Çairit.

“Kemi zbuluar 152 raste të falsifikimeve të legalizimeve, të mbështetura nga institucione shtetërore dhe persona të lidhur me Visar Ganiun. Prokuroria ka nisur hetimet, por ndërkohë kërcënimet dhe dhuna ndaj bashkëpunëtorëve të mi janë shtuar”, shkruan më tej ajo.

Në fund të letrës, kryetarja e Shkupit i bën thirrje BE-së që të veprojë urgjentisht për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të treguar se krimi dhe korrupsioni nuk do të tolerohen në një vend që aspiron integrimin evropian.(INA)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË