Danella Arsovska nuk do të jetë kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit

Picture of INA
INA

26/11/2024

Kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk do të kandidojë për një mandat të ri. Arsovska tha se gjendja në vend është tejet e polarizuar dhe se nuk planifikon të bashkëpunojë me njerëz që dinë vetëm të sabotojnë dhe bllokojnë.

“Do doja që së paku një herë të tregojnë para qytetarëve se atë që thonë, do të mund ta realizojnë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të kenë mbështetje. Kur kam kandiduar për kryetar komune kam pasur mbështetjen e VMRO-DPMNE-së e cila fatkeqësisht nuk arriti ta tejkalojë veten… Faleminderit, por me njerëz të tillë që dinë vetëm të sabotojnë dhe të bllokojnë nuk do të doja asnjëherë të bashkëpunoj”, ka thënë Arsovska.
E pyetur nëse me zhvillimet e fundit në NQP ka filluar fushata për zgjedhjet lokale, Arsovska tha se nuk do të hyjë në agjendat politike, por se qytetarët janë të vetëdijshëm të mund të vlerësojnë se kush janë ata që mundën ta zgjidhin problemin me transportin publik në tre vitet e fundit.

“Nëse dikush thotë se këtë problem do ta zgjidh vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve lokale, pyeteni pse nuk e ka zgjidhur deri tani. Sepse Këshilli është ai që ka mundur vendimin për furnizimin e autobusëve të rinj ta miratojë tre vjet më parë. Pse nuk është miratuar një vendim i tillë duhet t’i pyesni ata. Të mund pa vendim të Këshillit, Qyteti i Shkupit të funksionojë dhe të mund të bënte furnizim publik, deri tani do të ishte bërë”, deklaroi Arsovska.

TË FUNDIT

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ESHS: Në tremujorin e tretë të këtij viti janë regjistruar 10 mijë vende të lira pune

VLEN: BDI vitin e kaluar e shkarkoi, sot e qanë Vesna Damevën

Propozohet rritja e moshës për daljen në pension

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË