Danezët ankohen në “vendimet” e VAR-it pas eliminimit në Euro 2024

Picture of INA
INA

30/06/2024

Selektori i Danimarkës, Kasper Hjulmand është ankuar pas eliminimit të përfaqësueses së tij nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”. Një vendim për pozitë jashtë loje dhe një tjetër për lojë me dorë kontribuuan në humbjen 2:0 të Danimarkës nga Gjermania. Ndeshja e një të tetës së finales u zhvillua të shtunën mbrëma.

Danezët dërguan të parët topin në rrjetë. Goli i Joachim Andersenit u shpall i pavlefshëm dhe arbitrat sinjalizuan për pozitë jashtë lojë. Thomas Delaney, që bëri pasimin, ishte për fare pak centimetra në pozitë të palejuar.

Jo shumë minuta pas golit të anuluar, Andersen shkaktoi një penallti. Teknologjia tregoi se ai kishte prekur topin me dorë në zonë.

Kai Havertz realizoi nga pika e bardhë në minutën e 53-të. Jamal Musiala shtoi një tjetër gol për të dërguar Gjermaninë nikoqire në çerekfinale.

“Rezultati u vendos nga dy vendime të VAR-it. E kam foton këtu, ishte një centimetër”, tha Hjulmand, derisa në telefon e kishte një fotografi të vendimit të VAR-it.

“Nuk është e arsyeshme. Kjo nuk është mënyra se si duhet ta përdorim VAR-in. Është një centimetër dhe pas pak minutash kishte një penallti. Jam shumë i lodhur nga rregullat qesharake të lojës me dorë. Ne nuk mund të kërkojmë nga lojtarët të vrapojnë duke shmangur krahët”, ka shtuar selektori danez.

Hjulmand tha se mbrojtësi Andersen po vraponte natyrshëm dhe topi e goditi në dorë nga një metër distancë.

“Unë flas rrallë për këto vendime, por ishin shumë vendimtare për ndeshje. Është zhgënjyese për ekipin tonë. Nëse do të ishim në epërsi 1:0 do të ndryshonte gjithçka”.

Ndonëse shumë i frustruar për rrjedhën e ndeshjes, selektori danez shtoi se megjithatë ishte pro sistemit.

“Më ka pëlqyer gjithmonë VAR-it. Mendoj se teknologjia mund të bëjë diçka të mirë për sportin. Mendoj se duhet të jetë më e shpejtë. Duhet të ketë mënyrë për ta përmirësuar atë. Mendoj se në përgjithësi VAR-i është ide e mirë, por ndonjëherë i kam dyshimet e mia”.

Hjulmand ka thënë se Danimarka kishte kundërshtare të fortë.

“Kemi qenë nën presion në 15 minutat e parë. Thjeshtë kemi mbijetuar gjatë asaj kohe”, tha selektori danez.

Danimarka mbetet ambicioze, ndërsa Hjulmand, që ka ende kontratë, parashikoi të ardhme të ndritur.

“Është një gjë që mungon. Duhet të jemi në gjendje të krijojmë më shumë raste. Duhet të jemi më të drejtpërdrejtë. Kemi shumë lojtarë të rinj. Kemi ambicie të afrohemi me përfaqësueset e mëdha.

Kroacia ka pasur fazë të shkëlqyer për vite të tëra. Dhe ne duam të jemi ashtu. Ndeshjen me

Gjermaninë e vendosën pak detaje”, ka thënë selektori danez.

TË FUNDIT
2 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
3 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
4 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
4 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
17 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
1 ditë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
1 ditë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
1 ditë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
19 orë
Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut
17 orë
​Milani tenton sërish për Brojën
4 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
4 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
3 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ