Dani Alves i kërkon Leo Messit të kthehet në Barcelonë

Partnerë për shumë sezone, Lionel Messi dhe Dani Alves e njohin dhe e vlerësojnë njëri-tjetrin. Të parit nuk i pëlqeu mënyra sesi drejtuesit katalanas e larguan brazilianin nga skuadra, i cili iu bashkua Juventusit pasi nuk iu rinovua kontrata. I rikthyer në klub, i takonte Alvesit t’i kthente “borxhin” për largimin e ish-bashkëlojtarit, i cili sipas tij nuk duhej të largohej kurrë nga klubi blaugran.

“Messi është më i miri në historinë e futbollit. Është e çuditshme të jesh këtu dhe të mos e shohësh, të mos e kesh në krah. I thashë se nuk do të ketë vend më të mirë se këtu. Të njëjtën gjë më tha kur u largova. Do të ishte mirë nëse mund ta përfundonte karrierën në Barcelonë, ” tha Alves.

I transferuar tek PSG, gjeniu argjentinas nuk ka dhënë asnjë tregues për të ardhmen e tij, por dashuria e tij për klubin blaugran, si dhe largimi i tij i detyruar dhe përshtatja e tij e komplikuar në Paris janë disa argumente në favor të një rikthimi në Barcelonë.