Danimarka dhe Sllovenia kanë ndarë pikët në Shtutgart, në barazimin e për të këtij Europiani.
Sfida nisi mjaft mirë për danezët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 17’ me Eriksen. Shanset për të dyfishuar rezultatin ishin aty, por nuk u shfrytëzuan mirë nga lojtarët danezë.
Në minutën e 77’ ishte Janza që solli barazimin, goditja e së cilit u devijua dhe shkoi ë rrjetë.
Kështu Sllovenia dhe Danimarka qëndrojnë me një pikë në Grupin C, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia me Serbinë.
REZULTATI:
SLLOVENI 1-1 DANIMARKË
Janza 77′ / Eriksen 17′