Drejtoria e të Ardhurave Publike ka informuar se sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë. Deri dje, sipas DAP janë paraqitur numër i vogël i kompanive, përkatësisht rreth 30 për qind e tyre. DAP pret rreth 7400 paraqitje nga subjektet në nivel shteti. “I bëjmë thirrje subjekteve që të paraqesin në kohë tatimin dhe t’i shmangen komplikimeve financiare, dokumenteve plotësuese dhe gjobave të mundshme”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. /Alsat.mk
DAP: Sot është afati i fundit për paraqitjen e tatimit nga kompanitë


INA
25/02/2025
TË FUNDIT