DARDAIOS dhe Epitafi në Kumanovë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Mars, 2023

Sunaj Raimi

Këto ditë shumë shpesh dëgjuam e pamë reagime të individëve dhe institucioneve përkatëse e jopërkatëse rreth disa epitafeve të gjetura në lokalitetin antik Skupi.

Dëgjuam kritika për atë se si autoritetet ‘kompetente’ u treguan tejet neglizhente për trajtimin arkeologjik të këtyre monumenteve historike, për të cilat Ne, shqiptarët e këtyre trevave, konsiderojmë se kemi hise më shumë se çdo kush tjetër. Për ta vërtetuar arsyeshmërinë e këtij pohimi, e nxora në foto këtë pllakë guri, epitafin DARDAIOS, e cila gjendet në oborrin e Muzeut arkeologjik të Kumanovës, ku shkova dhe e fografova enkas për këtë shkrim.

Ky epitaf është gjetur dhe vendosur aty para shumë viteve, por deri më sot asnjë studiues shqiptarë nuk është marr seriozisht me ndriçimin shkencor të tij. Prandaj, apeloj deri te qeveritarët tanë dhe drejtuesit e institucioneve përkatëse, që të angazhohen më seriozisht në ekipimin e Grupeve ekspertuese arkeologjike, saherë që paraqitet nevoja për studime, gërmime dhe ruajtje të trashëgimisë tonë kulturore materiale. Sepse, nuk mund të parashikohet e ardhmja jonë si komb, pa e zbuluar dhe promovuar me fakte të kaluarën tonë.

E faktet historike dhe arkeologjike vazhdojnë të jenë në anën tonë. Unë si Sociolog i kulturës, me kënaqësi do të kyçesha nëpër projekte të këtilla hulumtuese, nëse do t’më ftonte dikush për ta dhënë kontributin tim.
Me respekt, Prof Sunaji.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ