Dardha-një atraksion turistik me vila biznesmenësh

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/02/2023

Bardhyl Berberi/INA

Në një ditë në fund shkurtit me një qiell të pastër si sy fëmije jemi nisur për në fshatin turistik të Dardhës.

Kemi lënë pas Korçën dhe Boboshticën dhe makina eci nëpër gjoksin e maleve të lartë që i kalon mbi 1344m mbi nivelin e detit.

Dielli që ka dalë sipër majave të larta herë shfaqet dhe herë fshihet nëpër qafat e maleve dhe duket sikur luan me ne symbyllurazi.

Para na shfaqet një luginë e bukur e rrethuar me male alpine, që janë të mbuluar me kurorat e gjelbëra të pishave.

Një rrugë plot zikzake që gjarpëron nëpër gjokse malesh. Nga qyteti i Korçës, pas rreth 20 km rrugë të vështirë malore nëpër mbretërinë e pyllit na shfaqet Dardha e vendosur në shpatin e malit.

Shumë shtëpi të vjetra janë të mbuluara me rrasa guri grixho dhe nga larg ngjajnë me shkëmbinj të latuar nga erërat.

Por midis tyre shfaqen shumë shtëpi të restauruara që kanë pamjen e vilave. Kur i pyet banorët të thonë se janë shtëpitë e njerzëve të kamur që kanë blerë shtëpi në Dardhë.

Po pse në Dardhë ky interesim?

Ngado syri të sheh ndërtesa solide prej guri të gëdhendur kalldrëme të shtruar mjeshtërisht kroje të shumta dhe një numër i madh kishash midis tyre shquhet kisha e vjetër e Shën Gjergjit.

Kemi ndaluar pranë një hoteli luksoz në këmbët e malit.

Pranë oxhakut flasim me Tomi Ballin,  i cili është nga Dardha dhe së bashku me vëllain e tij Rubenin ka kryer këtë investim serioz .

Tomi si djalë nga Dardha e njeh shumë mirë historinë e Dardhës ai eskluzivisht për gazetën “ Telegraf “ na tregon për historikun e Dardhës .

Historia e emrit të Dardhës

Fshati Dardhë është një fshat që është themeluar e rritur prej të “ardhurve “. Në Dardhë janë strehuar ata persona që kanë qënë të përndjekur nga qeveria osmane që i detyronte që të ndërronin fenë.

Këta persona që vinin gjenin strehë tek një stan nën një dardhë. Kur i pyesnin të afërmit ku jeni ata përgjigjeshin se jemi tek stani nën Dardhë më pas lindi togfjalshi “nëdardhë “deri tek emri sotëm Dardhë .

Në dokumentat e hershme del se fshati Dardhë ka patur 1454 frymë me 400 shtëpi.

Natyrshëm thotë Tomi të lind pyetja si u popullua kaq shumë ky vend kur toka i mungon ,dhe përgjigja është vetëm një vetëm për të qënë të lirë.

Por pa tokë dhe të ardhura të pakta Dardhartë kanë qënë të detyruar që të emigrojnë .Pasioni I tyre kanë qënë sharrat dhe sëpatat e druvarit .Tomi thotë se akoma atje në Olimp të Greqisë ende punon sharra e Dardharve ..
Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë ,plot dhimbje përveç Rusisë ,Anadollit Greqisë Dardhartë kanë emigruar edhe në Amerikë .Rrallkush ka ngelur pa patur një pjestar të familjes në Amerikë .Aty dardhartë morën pjesë nëpër shoqëritë patriotike .
Në vitet e pushtetit komunist Dardha pësoi një rënie .Në vitet `60 në Dardhë ngrihet një shtëpi pushimi e cila pati një degë të turizmit korçar .

Dardha sot

Dardha sot ka ngelur një fshat pa fëmijë .Aty mund të numurohen vetëm 50 banorë. Por kohët e fundit shumë Dardharë që jetojnë në Tiranë dhe në Korçë i janë rikëthyer Dardhës.

Janë kthyer dhe po ringrenë shtëpitë e tyre të braktisura prej shumë vitesh. Blerja e trojeve dhe ngritja e një kompleksi vilash mga shumë deputetë e pushtetarë apo biznesmenë i kanë sjellë Dardhës një pamje tjetër.

Hotelet luksoze të ngritura kohët e fundit dhe vilat e Ben Blushit,  vellezerve Laços apo biznesmenëve Gon Papuli e dhjetra biznesmenëve të tjerë nga Tirana e Durrësi që i kanë dhënë Dardhës një pamje tjetër.

Banorëve të rinj dardharët iu kanë afruar miqësinë dhe mikpritjen e tyre .

Tre hotele luksoze sidomos hotel “Dardha “ ku bëhen gatime tradicionale lakrori i famshëm Dardhar, mishi i pjekur e shumë specialitete të tjera bio .

Pa dyshim që Dardha është bërë një destinacion i preferuar për shumë vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

Asfaltimi i rrugës sigurimi i ujit të pijshëm pyjet e ruajtura anembanë saj kanë krijuar një pamje vërtet të mrekullueshme në çdo stinë.

Studentë nga Tirana dhe shumë turistë të huaj që ka ardhur sëbashku me familjen thotë për agjensinë INA se vijmë për herë të parë por vërtet janë mrekulluar këtu nga gjithçka që pamë.

Por Dardha është e përshtatëshme edhe për sportin e skive.

Aty, thotë Tomi Balli pronari i hotelit është miratuar nga qeveria që të ngrihet pista e skive 1,5km e gjatë dhe 70m e gjërë .

E pra e ardhmja e Dardhës ka vetëm një emër turizëm, turizën 365 ditë të vitit si askush tjetër pasi Dardha është e mbipopulluar në çdo stinë të vitit, por këtu nuk ka shkollë dhe femijët dërgohen me furgon çdo ditë 20 km larg në Korçë, gjithashtu mungon edhe një qendër shëndetësore.(INA)

 

 

TË FUNDIT
1 orë
“Tym i bardhë për ‘Zgjedhoren’”, marrëveshja PS-PD: Ja si do zgjidhen deputetët
9 orë
Ulen çmimet në Vlorë, hotelet raportojnë 80% të rezervimeve
13 orë
Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete
2 ditë
Vdes një pushues në plazhin e Durrësit
2 ditë
Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri

ME TE LEXUARA

13 orë
Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete
9 orë
Ulen çmimet në Vlorë, hotelet raportojnë 80% të rezervimeve
1 orë
“Tym i bardhë për ‘Zgjedhoren’”, marrëveshja PS-PD: Ja si do zgjidhen deputetët

LEXO MË SHUMË

komisioni-1

“Tym i bardhë për ‘Zgjedhoren’”, marrëveshja PS-PD: Ja si do zgjidhen deputetët

vlora2

Ulen çmimet në Vlorë, hotelet raportojnë 80% të rezervimeve

termet

Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete

durres plazh deti

Vdes një pushues në plazhin e Durrësit

Spartak Ngjela

Shpërthen avokati shqiptar: Politika greke përkrah një hajdut dhe vrasës si Beleri

Saranda

Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale

Kembim valutor euro dollar

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

shengjin velipoje

Rruga Shëngjin-Velipojë, Rama publikon pamjet: Lidhje e shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut

ksamil sarande

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

INFO

NA NDIQ