DASHNOJA, DIKUR ENE SHTAJ

Me brezat e shtajshëm,
ka ndrishau dunjoja
Kan pajk shaum vlerat,
o prajsh en dashnoja

Di fjalë d’va thom t’rijve,
xhi kan shaum çollom
Për dashnojn xhi sot,
e marrën napër komë

S’kishim at’her fejsbuk,
telefon as zile
Amo dashnoja ka konë,
e pastër pa hile

Ajo at’her ka zrajt,
si dritë alitrike
Si thoni ju shtaj,
dashni platonike

Pak donjonës n’ballkon,
t’ju dukte shtati
En mëniher e pajtshim:
sa osht sahati.?

Ka konë shaum zamet,
t’i nxhesësh di zemra
Po masandi dashnoja,
o ndaje njen thembra

Njoni tha: “shaum t’hupët,
s’kini konë askund”
Thash: xhi t’bojm t’shkretët,
çaç kimi mund

A ju çfar burrash ini,
xhi mbahi frajera
Prajtni dëni cauc,
t’vu mbashroje me sheqera

Ne nauk imi rajt si ju,
me çokolina
Xhi u thoni dashnoreve:
ije si Anzholina

Ato e dishin xhi jon,
s’kish nevoj për fjalë
Ja “hona pesmdhajët”,
ja “follonza n’mal”

Me shpajrt prajtni d’vaje
“shën Valentini”
Ta kallzoni vitin se,
kushedi kush ini

Duhet ka pak ti kallzoni,
cilësitë e burrit
Psh: koftë nevoja për taj,
i dal para pampurit

Ju caucat e shtajshme,
s’dini xhi kërkoni
Nauk çëlloni njeri t’majr,
vu intereson aifoni

Boll ni gollf e kan,
doni t’kese xhip
Si me punau i shkreti,
n’shtetin Misisip

S’ka rëndësi për i mençët,
si osht me karakter
Mjafton t’jese pasanik
ene pak frajer

Lirim Alija