I dashuri e refuzon për një arsye të pabesueshme

Kelly Brook (38) ka zbuluar arsyet pse i dashuri i saj Jeremy Parisi hodhi poshtë ofertën e saj për t’u martuar.

Aktorja e njohur ka nxitur thashethemet rreth një martese të mundshme muajve të fundit, pasi është parë me një unazë diamanti në gishtin e dorës së majtë.

Brook tash ka pranuar se ajo i kishte propozuar të dashurit të saj gjatë pushimeve romantike në Antigua më herët këtë muaj, por ai e kishte refuzuar pasi ishte turpëruar nga publiku që ndodhej aty pranë.

“Kur ishim në Antigua, i thashë: “Jeremy, a do të martohesh me mua?” dhe ai më tha: “Hesht, ka njerëz përreth!””, ka thënë 38-vjeçarja gjatë një interviste për revistën OK!Magazine, transmeton KosovaPress. /KosovaPress/