Dasma e djalit të Netanyahut anulohet për shkak të sulmeve iraniane

Picture of INA
INA

15/06/2025

Dasma e Avner Netanyahut, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është shtyrë zyrtarisht për shkak të kufizimeve të emergjencës në të gjithë vendin, konfirmuan organizatorët e eventit.

Fillimisht e planifikuar për të hënën, më 16 qershor, në lokalin luksoz Ronit Farm në veri të Tel Avivit, dasma e profilit të lartë u anulua për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë dhe rregulloreve të Komandës së Frontit të Brendshëm, të cilat ndalojnë të gjitha tubimet nën statusin aktual të emergjencës, të njohur si Niveli 4.

Kufizimet u vendosën pas një rritjeje të sulmeve me raketa nga Irani dhe aleatët e tij.

Bëhet e ditur se dasma do të shtyhet për një kohë të pacaktuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Deri në minutën e fundit, çifti besonte se dasma do të mbahej sipas planit”, tha një burim pranë çiftit.

“Ata u tronditën. Është hera e dytë që u është dashur ta shtyjnë.”

Ndryshe, eventi pritej të priste disa qindra të ftuar në një format relativisht modest pranë liqenit në pronën private, pa zyrtarë publikë të pranishëm.

Ish-kryerabini Yisrael Meir Lau do të drejtonte ceremoninë.

Thuhet se të gjithë pjesëmarrësit nënshkruan marrëveshje të rrepta konfidencialiteti.

Në pritje të dasmës, rreth vendit ishte vendosur një zonë ndalim-fluturimi prej 1.5 kilometrash, me gardhe me tela me gjemba dhe pika kontrolli policore.

TË FUNDIT

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

Gjesti: Jam i martuar, por…

“Gjithçka që kam ëndërruar”: Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij

VLEN: 96% maqedonas, vetëm 4% shqiptarë, kjo është trashëgimia turpëruese e BDI-së në Filharmoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË