Dasma gjigante e Arbanës po vjen, nuk do ta besoni sa persona qenkan të ftuar

Picture of INA
INA

12/06/2023

Eduart Grishaj ka treguar disa nga detajet e dasmës me moderatoren Arbana Osmani, dasmë kjo e shumëpërfolur, e cila do të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Në emisionin “E diell” në Top Channel, regjisori zbuloi vendin, sa të ftuar janë, kush do të këndojë dhe sa do të zgjasë dasma.

Çifti kanë zgjedhur Toskanën e Italisë për dasmën e tyre, pasi siç tregon Grishaj është edhe një nga vendet e tyre të preferuara.

Çfarë ka një episod dasma jote që është e veçantë?

Grishaj: Të gjithë njerëzit që janë të ftuar në dasmë unë i njoh. Vëllai im ka bërë një dasmë që ka pas 400 veta dhe 70 për qind të tyre nuk i dinim fare se kush janë. Ne nga veriu thërrasim në dasmë një që ka pas thërritur babën dikur, ka pasur shok gjyshin, dhe e kemi ndarë këtë gjë dhe kemi thërritur njerëzit e afërm.

Sa veta janë të ftuar në dasmë?

Grishaj: Nuk janë shumë 120 veta bashkë me stafin.

Kush do këndojë?

Grishaj: I pari që do këndoj jam unë. Nga 120 veta që janë në dasmë rreth 50 janë këngëtar, do këndojnë shumë veta. Do bëjmë dhe një ceremoni në kishë. Ato kishat janë shumë interesante dhe historike, janë shumë të bukura dhe do bëjmë edhe ceremoninë e kurorës në një nga kishat. Nuk është se na ka lodhur siç të lodhin dasmat përgjithësisht, por pjesën më të madhe të punës ia kam lënë Arbanës.

Sa do zgjasë dasma?

Grishaj: Besoj tri ditë.

E ka kuruar Arbana më shumë apo ti?

Grishaj: Arbana, kur është puna për të kururar këto gjërat familjare, Arbana i bën perfekt.

TË FUNDIT

Haraçina dhe Hasanbegu pësojnë dëme nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Kush janë emrat që po përfliten për Big Brother VIP Albania 5

VIDEO/ “Paradë me armë që si keni parë kurrë”, Vuçiç sfidon NATO: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

Kiara Tito pjesë e Miss Shqipëria: Një rikthim plot emocion, kujtime dhe mirënjohje!

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Prishtinën – Çeku në garë për kryetar

Fetai: S’do ketë më pasuri të paprekshme – miratohet strategjia e re e konfiskimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË