Dasma shqiptare shqetëson policinë gjermane, krisin pushkët

0

Në Sauerland të Gjermanisë, dy dasma të komuniteteve të huaja fundjavën e kaluar, janë përkujdesur që të mobilizohet policia. Banorët i kishin alarmuar zyrtarët, pasi ishin dëgjuar të shtëna armësh, raporton portali i lajmeve “Rundblick-Unna”, përcjell Shtegu.com.

Në Iserlohn, policia filloi një padi kundër posedimit të paautorizuar të armëve, kundër një burri dhe një gruaje. Që të dy i përkisnin një dasme marokene dhe sipas policisë, kishin shtënë me një pistoletë me gaz.

Disa orë më parë, forcat policore në Menden kishin ndaluar një kolonë dasme me 15 vetura, informon më tej Shtegu.com. Dyshohet se përafërsisht 50 persona të një grupi shqiptaro-kurd kishin shtënë me armë. Megjithatë, gjatë kontrollit, policia nuk mundi të gjejë armë. Mysafirët agresivë të dasmës kanë marr urdhër largimi nga policia.

Gjatë javëve të fundit, në komunikacionin gjerman ka pasur pengesa të përsëritura të trafikut dhe ndonjëherë edhe manovra të rrezikshme nga komunitetet e huaja në Gjermani. Policia gjermane paralajëmron për të ashtuquajturat bllokada për shkak të dasmave.